Të paktën 15 persona janë plagosur në rajonin jugor të Mykolaiv të Ukrainës në 24 orët e fundit si rezultat i bombardimeve ruse, tha Hanna Zamazeeva, kryetarja e Këshillit Rajonal të Mykolaiv, në një postim në Telegram të enjten.
Të gjithë viktimat janë dërguar në spitalet rajonale, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas Zamazeeva, deri të enjten në mëngjes kishte 157 civilë në spitalet lokale që kishin pësuar lëndime nga sulmet ruse në rajonin e Mykolaiv./UBTNews/