UBT News

15 persona persona kërkuan ndihmë mjekësore pas shpërthimit të bombolës së gazit

15 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas shpërthimit të bombolës së gazit në një objekt në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Shpend Fazliu njoftoi se të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë.

“Pesë nga ta kanë marrë lëndime në kokë, një ka marrë lëndime në dorë, shtatë persona kanë pësuar djegie të fytyrës dhe duarve, një lëndim shpine, një lëndime të gishtërinjve”, ka thënë ai./UBTNews

Exit mobile version