UBT News

15 pacientë në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 121 pacientë me COVID-19.

Spitali i Pejës njofton se tre pacientë janë në respirator, 97 pacientë janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta 15 pacientë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar katër pacientë që po trajtoheshin në këtë spital.

Nga Personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 19 të infektuar me Covid-19 dhe atë shtatë mjekë, gjashtë infermierë dhe gjashtë punëtorë të Shërbimit Teknik./UBTNews

Exit mobile version