Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal tha të martën se Ukrainës i duhen 15 miliardë dollarë shtesë për të mbuluar deficitin buxhetor në vitin 2025.
Shmyhal tha se qeveria planifikoi rritje taksash dhe më shumë hua në tregun e borxhit të brendshëm për të mbledhur fonde shtesë për luftën e saj kundër Rusisë. Parlamenti do të debatojë për këto propozime në muajin shtator.
Ukraina ka marrë rreth 100 miliardë dollarë mbështetje financiare nga partnerët e saj që nga fillimi i pushtimit të plotë nga Rusia në vitin 2022./UBTNews/