UBT News

15 komuna në zonë të kuqe

Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100 mijë banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.

Sipas njoftimit të MSh-së, nga sot e deri më 19 mars, në zonën e kuqe janë 15 komuna.

“Në zonën e kuqe janë 15 komuna: Zveçani, Mitrovica e Veriut, Prishtina, Fushë Kosova, Kamenica, Leposaviqi, Peja, Zubin Potoku, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Mitrovica e Jugut, Novobërda,Vushtrria dhe Lipjani. Në zonën e verdhë janë 12 komuna: Podujeva, Istogu, Skenderaj, Klina, Deçani, Juniku, Suhareka, Ferizaji, Vitia, Kllokoti dhe Kaçaniku. Në zonën e gjelbër janë 11 komuna: Drenasi, Malisheva, Rahoveci, Mamusha, Shtimja, Graçanica, Dragashi, Shtërpca, Hani i Elezit, Ranillugu dhe Parteshi”, thuhet në njoftim./UBTNews

Exit mobile version