Rinia e Turqisë përbënte 15.1% të popullsisë së saj në fund të vitit 2023, sipas shifrave zyrtare të publikuara të premten.
Në vend kishte gjithsej 12.87 milionë të rinj, të moshës nga 15 deri në 24 vjeç, 51.3% e të cilëve ishin meshkuj dhe 48.7% femra, tha byroja e statistikave e vendit TurkStat.
Raporti i të rinjve në popullsinë e përgjithshme pritet të jetë 14% në vitin 2030, 13.4% në 2040, 11.8% në 2060 dhe 11.1% në 2080.
Krahina me përqindjen më të madhe të të rinjve ishte Hakkari, me 21.5%, në vitin 2023, i ndjekur nga Sirnak dhe Siirt me 21.1% secili dhe Bayburt me 20.2%.
“U pa se përqindja e popullatës së të rinjve të Turqisë me 15,1% ishte më e lartë se ajo e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE)”, vuri në dukje byroja e statistikave.
Mesatarja e BE-së e përqindjes së popullsisë rinore ishte 10.6% në vitin 2023./AA/