UBT News

146 vjet nga suksesi i parë i llambës elektrike të Thomas Edisonit

Në tetor 1879, shpikësi Thomas Edison arriti suksesin e tij të parë të madh me llambën elektrike ndriçuese, duke shënuar një moment historik në zhvillimin e teknologjisë së ndriçimit.

Pas mijëra përpjekjesh të pasuksesshme në laboratorin e tij në Menlo Park, New Jersey, Edison filloi testimet me një filament karboni tepër të hollë sa një fije floku, i cili arrinte të ndriçonte pa u shkrirë nga nxehtësia e elektricitetit.

Rezultati ishte mbresëlënës: llamba qëndroi ndezur për 40 orë, duke u bërë eksperiment i parë i suksesshëm i këtij lloji.

I entuziazmuar, Edison deklaroi para bashkëpunëtorëve: “Nëse arrita ta bëj të ndriçojë për 40 orë, mund ta bëj të ndriçojë për 100 orë.”

Ky zbulim shënoi fillimin e punës për sistemin e parë praktik të ndriçimit elektrik, i cili më vonë do të furnizonte me energji 85 shtëpi në qytetin e New Yorkut, të pajisura me qarqe elektrike dhe llamba ndriçuese nga kompania e Edisonit.

Pra, para 146 vitesh, nisi epoka e ndriçimit modern, një arritje që ndryshoi përgjithmonë mënyrën se si njerëzimi jeton dhe punon. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version