Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 145 pacientë me COVID-19.
Sa i përket gjendjes së pacientëve, katër janë në respirator, 93 pacientë në oksigjeno-terapi, ndërsa 27 pacientë në gjendje më të rëndë.
Nga spitali njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 12 pacientë që ishin duke u trajtuar në këtë spital./UBTNews