UBT News

141 afganët që erdhën në Kosovë janë nisur për në ShBA

I ngarkuari me punë i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Nicholas Giacobbe e ka falenderuar presidenten Vjosa Osmani dhe qytetarët e Kosovës për pritjen e afganëve në Kosovë.

Ai njoftoi se 141 prej afganëve që kishin ardhur në Kosovë, tashmë janë rrugës për në SHBA.

“Mirënjohës Presidentes Vjosa Osmani dhe kosovarëve për pritjen e përkohshme të udhëtarëve afganë. Prioriteti ynë është plotësimi i kërkesave në mënyrë që mysafirët e Camp Liya të mund të largohen nga Kosova dhe ta fillojnë jetën e tyre të re. 141 afganë, 30% e atyre që mbërritën, tashmë e kanë bërë këtë dhe janë rrugës për në SHBA”, shkroi Giacobbe në Twitter.

Exit mobile version