Lego, prodhuesi më i madh i lodrave në botë, u ka dhënë 20. 000 punonjësve të saj tre ditë pushime shtesë dhe një bonus të veçantë, pasi gjatë këtij viti arriti të ketë fitime të mëdha.
Grupi hapi më shumë se 60 dyqane të reja në gjysmën e parë të 2021, dhe më shumë se 40 prej tyre ishin në Kinë.
Grupi i familjes, i cili nuk është i listuar në asnjë bursë, raportoi një fitim neto prej më shumë se 6.3 miliardë korona daneze (954 milionë dollarë) për gjysmën e parë të 2021 – një rritje prej 140% në të njëjtën periudhë në 2020.
Një nga faktorët kryesorë e këtij fitimi është izolimi dhe bllokimi i shumë familjeve, të cilët duket se janë argëtuar me Lego.
Sipas të dhënave performancën më të mirë e kishin Lego City, Lego Star Wars dhe Lego Harry Potter.
Lego, është një shkurtim i fjalës daneze luaj mirë.
Ajo themelua në vitin 1932 nga Kirk Kristiansen, familja e të cilit ende kontrollon grupin i cili punëson rreth 20. 400 njerëz në 40 vende.