UBT News

14-vjeçarja shënon histori në garën e shqiptimit të fjalëve

Një lojtare e jashtëzakonshme e basketbollit u bë afrikoamerikanja e parë që fitoi në garën amerikane të shqiptimit të fjalëve.

Zaila Avant-garde, një 14-vjeçare nga New Orleans, Luizianë, shënoi histori me fjalën “murraya”, një lloj peme tropikale. Për të arritur deri aty asaj iu desh të shqiptonte fjalët “querimonious” dhe “solidungulate”.

Pavarësisht se ushtron deri në shtatë orë në ditë, ajo e përshkruan drejtshkrimin si hobi të dytë – fokusi kryesor i Zaila është të bëhet një profesioniste e basketbollit. Ajo tashmë mban tri rekorde botërore për driblime të shumëfishta topi në të njëjtën kohë dhe është shfaqur në një reklamë me superyllin e NBA, Stephen Curry.

Në Orlando të Floridës në garë për titull ishin 11 finalistë, dhe vendi i parë fitoi 50 mijë dollarë.

Është hera e parë që një kampion ose bashkëkampion në këtë garë nuk është nga Azia Jugore.

Zaila thotë se deri në shtatë orë në ditë ushtron për shqiptimin e fjalëve. Ajo është vajza e dytë me ngjyrë që fitoi këtë garë – pas Jody-Anne Maxwell nga Xhamajka, e cila u bë kampione në vitin 1998, në moshën 12-vjeçare./UBTNews

Exit mobile version