UBT News

14 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

14 pacientë të prekur me COVID-19 kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 2 raste (81, 78 vjeç), Prishtinë 2 raste (91, 79 vjeç), Prizren 2 raste (80, 68 vjeç), Viti 2 raste (73, 69 vjeç), Gjilan 1 rast (74 vjeç), Klinë 1 rast (80 vjeç), Mitrovicë 1 rast (75 vjeç), Shtërpcë 1 rast (62 vjeç), Skenderaj 1 rast (65 vjeç), Suharekë 1 rast (68 vjeç).

Në 24 orët e fundit në vend janë testuar 4 mijë e 557 mostra prej të cilave kanë rezultuar 701 raste pozitive me COVID-19. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 157 raste, Gjilan 84 raste, Mitrovicë 59 raste, Pejë 51 raste, Ferizaj 46 raste, Vushtrri 45 raste, Gjakovë 44 raste, Prizren 28 raste, Skenderaj 28 raste, Fushë-Kosovë 22 raste, Lipjan 21 raste, Podujevë 20 raste, Kaçanik 12 raste, Viti 11 raste, Obiliq 10 raste, Suharekë 10 raste, Drenas 8 raste, Shtime 7 raste, Kamenicë 6 raste, Klinë 6 raste, Malishevë 5 raste, Rahovec 5 raste, Istog 4 raste, Junik 4 raste, Deçan 3 raste, Dragash 2 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe Kllokot 1 rast.

Në Kosovë janë shëruar edhe 737 pacientë nga COVID-19, kurse numri i rasteve aktive është 13 mijë e 186./UBTNews

Exit mobile version