UBT News

Covid 19: 14 të vdekur në 24 orët e fundit

14 raste të vdekjes nga COVID-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 6 mijë e 882 testime rezultuan 368 raste të reja.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1 mijë e 382 persona, kurse numri i rasteve aktive është 13 mijë e 473.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 110 mijë e 286 doza të vaksinës./UBTNews

Exit mobile version