UBT News

14 të vdekur dhe 923 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

14 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (82, 80, 79, 76 vjeç), Prizren 4 raste (66, 62, 57, 49 vjeç), Ferizaj 1 rast (85 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (81 vjeç), Lipjan 1 rast (82 vjeç), Mitrovicë 1 rast (89 vjeç), Pejë 1 rast (52 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (69 vjeç).

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se janë regjistruar 923 raste të reja me COVID-19 nga 3 mijë e 470 testime. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 273 raste, Gjakovë 81 raste, Gjilan 76 raste, Mitrovicë 63 raste, Ferizaj 62 raste, Prizren 55 raste, Fushë-Kosovë 52 raste, Pejë 50 raste, Podujevë 42 raste, Kamenicë 22 raste, Obiliq 20 raste, Klinë 15 raste, Lipjan 14 raste, Shtime 13 raste, Viti 13 raste, Deçan 12 raste, Suharekë 12 raste, Vushtrri 12 raste, Istog 8 raste, Graçanicë 5 raste, Drenas 4 raste, Kaçanik 4 raste, Malishevë 4 raste, Dragash 3 raste, Skenderaj 3 raste, Junik 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Rahovec dhe Zubin-Potok.

Sipas njoftimit të Institutit, gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar edhe 771 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 13 mijë e 804./UBTNews

Exit mobile version