UBT News

14 të vdekur, 520 raste të reja

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar 14 raste të vdekjes nga COVID-19, në mesin e tyre edhe një 55-vjeçar.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 4 raste (72, 71, 67, 66 vjeç), Obiliq 3 raste (83, 76, 74 vjeç), Prishtinë 2 raste (88, 55 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Gjakovë 1 rast (66 vjeç), Podujevë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (79 vjeç), Viti 1 rast (84 vjeç).

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se janë regjistruar 520 raste të reja me COVID-19 nga testimi i 3 mijë e 230 mostrave. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 126 raste, Gjilan 61 raste, Pejë 43 raste, Gjakovë 35 raste, Ferizaj 34 raste, Mitrovicë 30 raste, Prizren 26 raste, Podujevë 24 raste, Lipjan 17 raste, Skenderaj 17 raste, Fushë-Kosovë 16 raste, Shtime 9 raste, Viti 8 raste, Deçan 7 raste, Istog 7 raste, Kaçanik 7 raste, Obiliq 7 raste, Rahovec 7 raste, Malishevë 6 raste, Drenas 5 raste, Kamenicë 5 raste, Klinë 5 raste, Suharekë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Graçanicë 2 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kllokot, Novobërdë dhe Shtërpcë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 646 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 12 mijë e 760./UBTNews

Exit mobile version