UBT News

14 të vdekur dhe 519 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 14 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 4 raste (75, 66, 61, 36 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (58 vjeç), Malishevë 1 rast (63), Ferizaj 1 rast ( 67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (79 vjeç), Vushtrri 1 rast (70 vjeç), Shtime 1 rast (58 vjeç), Kaçanik 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (72 vjeç), Suharekë (68 vjeç).

Ndërkaq janë regjistruar 519 raste të reja nga 1 mijë e 407 mostra të marra. Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 215 raste, Mitrovicë 49 raste, Ferizaj 33 raste, Podujevë 33 raste, Gjakovë 30 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Pejë 21 raste, Drenas 15 raste, Lipjan 14 raste, Obiliq 9 raste, Vushtrri 9 raste, Istog 7 raste, Klinë 7 raste, Prizren 7 raste, Shtime 7 raste, Skenderaj 7 raste, Kaçanik 6 raste, Suharekë 5 raste, Rahovec 4 raste, Deçan 3 raste, Gjilan 3 raste, Graçanicë 3 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Junik, Kamenicë, Viti 1 rast dhe Zubin-Potok./UBTNews

Exit mobile version