UBT News

14 të vdekur dhe 259 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 14 raste të vdekjes nga COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 259 raste të reja nga 5 mijë e 505 testime.

Brenda 24 orëve të fundit janë shëruar 870 persona, kurse numri i rasteve aktive është 17 mijë.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12 mijë e 834 doza të vaksinës kundër COVID-19./UBTNews

Exit mobile version