Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 14 raste të vdekjes nga COVID-19 dhe janë regjistruar 2 mijë e 541 raste të reja nga 12 mijë e 618 testime.
604 pacientë që ishin të prekur me COVID-19 janë shëruar në 24 orët e fundit, e raste aktive janë 23 mijë e 845.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 18 mijë e 326 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747 mijë e 898 doza të vaksinës. Ndërsa deri më sot 250 mijë e 626 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./UBTNews