UBT News

​14 të lënduar nga aksidenti i kombibusit me nxënës në Gurrakoc të Istogut

14 persona kanë marrë lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku sot ndërmjet një kombibusi me nxënës dhe një veture në magjistralen Pejë-Mitrovicë, përkatësisht në Gurrakoc të Istogut.

Zëdhënësi i Policisë rajonale për Pejë, Fadil Gashi ka thënë se në mesin e personave të lënduar janë 12 nxënës dhe dy shoferë.

“Sot, rreth orës 13:07, policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Pejë- Mitrovicë, konkretisht në Gurrakoc. Më të marrë lajmin policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një kombibus me nxënës”, ka thënë ai.

Personat e lënduar janë dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog prej nga janë transferuar në Emergjencën e Spitalit rajonal të Pejës.

“Pas kontrolleve dhe tretmanit mjekësor që iu është bërë personave të lënduar, sipas mjekut kujdestar, të gjithë personat e përfshirë në aksident janë lënduar, përveç një nxënësi, i cili po vazhdon të trajtohet në këtë spital”, tha Gashi.

Me urdhër të prokurorit, njëri nga vozitësit është shoqëruar në njësitin e hetuesisë për aksidente që të jep intervistën si i dyshuar për shkaktimin e aksidentit.

Exit mobile version