UBT News

14 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Asnjë viktimë nga COVID-19 nuk u shënua në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa u regjistruan 14 raste pozitive nga 1 mijë e 707 testime.

Në Kosovë u shëruan edhe 16 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 402.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2 mijë e 748 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë njofton se aktualisht janë 443 raste aktive me COVID-19 në Kosovë./UBTNews

Exit mobile version