Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 14 raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 26 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 497.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 165 doza të vaksinës kundër COVID-19. Kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 824 mijë e 150 doza të vaksinës./UBTNews/