Në 24 orët e fundit në Kosovë u regjistruan 14 raste pozitive me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se brenda 24 orëve të fundit nuk u shënua asnjë rast i vdekjes si pasojë e koronavirusit.
Sot janë shëruar gjashtë qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 540. Në total numri i rasteve aktive është 428./UBTNews
