UBT News

14 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 14 raste pozitive me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se rastet e reja rezultuan nga 1 mijë e 696 testime, kurse nuk u shënua asnjë rast i vdekjes.

Brenda 24 orëve të fundit u shëruan 17 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 444.

Në Kosovë janë konfirmuar edhe 12 raste pozitive me variantin Delta Plus. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 70 mostra të dërguara për analiza në Gjermani, 12 prej tyre kanë rezultuar me variantin Delta Plus, ndërsa 47 me variantin Delta./UBTNews

Exit mobile version