UBT News

14 raste pozitive me COVID-19

14 raste të reja me COVID-19 u regjistruan në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 24 pacientë, kurse në total janë 534 raste aktive me COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 821 mijë e 690 doza të vaksinës. Deri më sot 821 mijë e 84 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe janë dhënë 100 mijë e 583 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19./UBTNews/

Exit mobile version