14 pacientë me COVID-19 po marrin shërbime shëndetësore në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës. ShSKUK njofton se tre pacientë janë në Klinikën Infektive dhe 11 në spitalet e përgjithshme.
ShSKUK njofton edhe se 42 pacientë të tjerë janë në trajtim si raste postCOVID në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.
Numri i pacientëve me COVID-19 dhe postCOVID, sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, katër pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë postCOVID
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, dy pacientë
Spital i Pejës, tre pacientë
Spitali i Gjakovës, shtatë pacientë
Spitali i Mitrovicës, 11 pacientë
Spitali i Ferizajt, dy pacientë