UBT News

14 komuna në zonë të kuqe

Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100 mijë banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.

Nga sot e deri më 12 mars, në zonën e kuqe janë 14 komuna:

Prishtina, Zveçani, Mitrovica  e Veriut, Fushë Kosova, Kamenica, Leposaviqi, Peja, Zubin Potoku, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Kllokoti, Mitrovica e Jugut dhe Lipjani.

Në zonën e verdhë janë 13 komuna:  

Vushtrria, Podujeva, Ferizaji, Deçani, Vitia, Rahoveci, Graçanica, Prizreni, Novobërda, Suhareka, Kaçaniku, Shtimja dhe Istogu.

Në zonën e gjelbër  janë 11 komuna:

Skenderaj, Klina, Drenasi, Dragashi, Juniku, Malisheva, Mamusha, Shterpca, Hani i Elezit, Parteshi dhe Ranillugu. 

Exit mobile version