Ndonëse numri i rasteve aktive në komunën e Gjilanit ka rënë në 139, nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka ka kërkuar nga qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që t’iu përmbahen rregullave kundër përhapjes së virusit, mbajtjen e maskës dhe mosgrumbullimin.
Nga 9 mijë e 398 mostra të marra në komunën e Gjilanit, 3 mijë e 436 kanë rezultuar pozitive, 3 mijë e 193 janë shëruar, 107 kanë vdekur, 139 raste janë aktive, të hospitalizuar dhe të konfirmuar me COVID-19 janë 19 persona dhe 190 mostra në pritje për rezultat./UBTNews