UBT News

137 raste aktive me COVID-19 në Viti

Në komunën e Vitisë janë 137 raste aktive me COVID-19. Këtë e ka konfirmuar kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në mbledhjen e rregullt ku u diskutua për pandeminë.

Haliti ka shfrytëzuar rastin që të ju shpreh ngushëllime të gjithë atyre që kanë humbur anëtarët e familjes nga ky virus.

Kryetari Haliti gjithashtu kërkoi nga qytetarët që të respektojnë udhëzimet e ekspertëve, të mbajnë distancë, të mbajnë maska dhe të kujdesen për higjienën personale, duke potencuar se duke ruajtur veten ata ruajnë edhe të tjerët.

Ndërkaq komandanti i Stacionit Policor në Viti, kapiten Afrim Halili, theksoi se pas vendimit të fundit të Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, orari i kufizimit të lëvizjes është larguar në Viti. Megjithatë ai theksoi se Policia në bashkëpunim me Inspektoratin po vazhdojnë me shqiptimin e gjobave ndaj atyre që nuk respektojnë vendimet kundër përhapjes së virusit.

Ndërkaq Basri Aliu, drejtor i Arsimit në Viti, bëri me dije se 24 mësimdhënës dhe dy nxënës janë të prekur nga COVID-19./UBTNews

Exit mobile version