UBT News

135 fëmijë u vranë qysh prej fillimit të pushtimit rus të Ukrainës

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës thotë se 135 fëmijë janë vrarë dhe 184 të tjerë janë lënduar qysh prej fillimit të pushtimit rus në Ukrainë.

Zyrtarët thonë se dy fëmijë janë vrarë gjatë luftimeve të ashpra në qytetin Rubizhne, rajoni i Luhansk. Dhe të enjten dy fëmijë, njëri 6-vjeçar dhe tjetri 13-vjeç janë lënduar gjatë bombardimeve në Novomykhailivka, rajoni i Donetsk.

Prokurorët shtuan se tre adoleshentë – të moshës 13, 14 dhe 15 vjeç – u hodhën në erë nga një minë në Obilne në rajonin e Zaporizhia. Ata u dërguan në spitalin Melitopol ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike./UBTNews/

Exit mobile version