Në Poloni janë regjistruar 132 viktima si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Kjo është shifra më e lartë e viktimave që nga fillimi i pandemisë.
Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 7 mijë e 705 raste të reja me COVID-19.
Nga e shtuna, do të shtrëngohen masat në gjysmën e Polonisë, përfshirë Varshavën dhe qytetet tjera.
Polonia ka në total 157 mijë e 608 raste me COVID-19 dhe 3 mijë e 440 raste të vdekjeve që nga fillimi i pandemisë./UBTNews