13 persona kanë vdekur si pasojë e granatimeve të hënën në qytetin Donetsk të kontrolluar nga separatistët lindorë të Ukrainës, konfirmoi kryebashkiaku i qytetit i mbështetur nga Rusia.
Në një deklaratë në Telegram, kryebashkiaku separatist i Donetskut, Alexei Kulemzin tha se 13 civilë, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë në sulmin në lagjen Kuybyshevsky të Donetskut. Ai tha se numri i saktë i të lënduarve ende nuk dihet./UBTNews/