Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 13 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë tri raste (88, 67, 64 vjeç), Gjakovë dy raste (85, 83 vjeç), Pejë dy raste (81, 62 vjeç), Prizren dy raste (74, 70 vjeç), Kamenicë një rast (90 vjeç), Podujevë një rast (69 vjeç), Suharekë një rast (60 vjeç), Viti një rast (66 vjeç).
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se janë regjistruar 963 raste të reja me COVID-19 nga 2 mijë e 56 mostra të marra.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 347 raste, Ferizaj 102 raste, Podujevë 61 raste, Gjakovë 52 raste, Gjilan 51 raste, Fushë-Kosovë 45 raste, Shtime 34 raste, Prizren 30 raste, Vushtrri 28 raste, Pejë 27 raste, Mitrovicë 24 raste, Lipjan 21 raste, Viti 20 raste, Obiliq 16 raste, Rahovec 16 raste, Kaçanik 12 raste, Suharekë 12 raste, Malishevë 10 raste, Klinë 9 raste, Deçan 8 raste, Kamenicë 8 raste, Drenas 7 raste, Istog 7 raste, Skenderaj 6 raste, Dragash 5 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Novobërdë dhe Shtërpcë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./UBTNews