Të paktën 13 persona kanë vdekur pasi një avion luftarak rus SU-34 u përplas në një ndërtesë banimi në qytetin perëndimor Yeysk gjatë një fluturimi stërvitor të hënën, sipas mediave shtetërore dhe autoriteteve ruse.
Incidenti ishte për shkak të djegies së njërit prej motorëve, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti, e cila citoi Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë.
“Sipas raportit të pilotëve, shkak i rrëzimit të avionit ka qenë ndezja e njërit prej motorëve gjatë ngritjes. Në vendin e rrëzimit të Su-34 në oborrin e një prej lagjeve të banimit, karburanti i avionit u ndez”, tha ministria në një deklaratë për RIA.
RIA raportoi se 13 trupa, përfshirë ato të tre fëmijëve, u hoqën nga mbeturinat që nga mëngjesi i së martës, sipas Ministrisë së Situatave Emergjente. Raportet e mëparshme të mediave shtetërore thanë se të paktën 25 persona u plagosën./UBTNews/