UBT News

13 të vdekur nga dy shpërthimet që ishin paralajmëruar në Kabul

Një burim i sigurisë talibane ka thënë se të paktën 13 persona, përfshirë të huaj dhe fëmijë, janë vrarë, dhe rojet talibane janë plagosur, në dy shpërthimet jashtë aeroportit të Kabulit, raporton Al Jazeera.

Shpërthimet duket se janë shkaktuar nga një bombë vetëvrasëse, tha një zyrtar amerikan i paidentifikuar për Reuters, duke cituar një raport fillestar dhe duke paralajmëruar se mund të ndryshojë.

Një burim i sigurisë tha se ushtarakët e fundit gjermanë janë larguar nga Kabuli, duke përfunduar operacionin e evakuimit gjerman.

Exit mobile version