Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 13 raste të vdekjes nga COVID-19. Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes si pasojë e COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 1 mijë e 668.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes raportit ditor për situatën epidemiologjike njofton se të martën u regjistruan 444 raste të reja me COVID-19. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 235 raste, Prizren 33 raste, Gjilan 26 raste, Fushë-Kosovë 23 raste, Lipjan 16 raste, Kamenicë 15 raste, Podujevë 14 raste, Deçan 12 raste, Ferizaj 12 raste, Obiliq 12 raste, Suharekë 8 raste, Drenas 7 raste, Viti 7 raste, Gjakovë 6 raste, Klinë 3 raste, Pejë 3 raste, Vushtrri 3 raste, Junik 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kllokot dhe Shtime.
Ndërkaq bëhet e ditur se janë shëruar edhe 452 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 62 mijë e 650./UBTNews