13 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 3 raste (75, 79, 89 vjeç), Gjilan 2 raste (75, 78 vjeç), Kamenicë 2 raste (76, 73 vjeç), Prizren 2 raste (59, 74 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (53 vjeç), Istog 1 rast (45 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç) dhe Skenderaj 1 rast (67 vjeç).
Sipas njoftimit të IKShPK-së, janë regjistruar edhe 574 raste të reja nga 3 mijë e 570 mostra të marra. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 233 raste, Gjakovë 36 raste, Fushë-Kosovë 33 raste, Pejë 31 raste, Gjilan 27 raste, Kamenicë 24 raste, Mitrovicë 24 raste, Vushtrri 24 raste, Podujevë 21 raste, Ferizaj 20 raste, Lipjan 18 raste, Obiliq 18 raste, Klinë 11 raste, Drenas 6 raste, Viti 6 raste, Prizren 5 raste, Rahovec 5 raste, Deçan 4 raste, Dragash 4 raste, Shtime 4 raste, Suharekë 4 raste, Istog 3 raste, Kaçanik 3 raste, Malishevë 3 raste, Novobërdë 3 raste, Skenderaj 3 raste dhe Shtërpcë 1 rast.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 394 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 65 mijë e 60, kurse raste aktive janë 11 mijë e 58./UBTNews