Së paku 13 persona kanë vdekur në një shpërthim me bombë në një autobus ushtarak në qendër të Damaskut, raportoi media shtetërore e Sirisë.
Makina është shënjestruar me dy pajisje shpërthyese, teksa ka kaluar urën Jisr al-Rais, pak pas agimit, ka thënë agjencia e lajmeve Sana.
Edhe pse Siria është përfshirë në luftë civile qe një dekadë, sulme të tilla në kryeqytet janë gjithnjë e më të rralla.
Sulmi me bombë i së mërkurës është raportuar se është më vdekjeprurësi në Damask prej marsit të vitit 2017, kur të paktën 31 persona janë vrarë në një sulm vetëvrasës. Përgjegjësinë për atë sulm e kishte marrë Shteti Islamik (IS)./UBTNews