UBT News

13 të vdekur dhe 637 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë u raportuan 13 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (81, 74 dhe 70 vjeç), Prizren 2 raste (71 dhe 65 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast (54 vjeç), Gjakovë 1 rast (81 vjeç), Istog 1 rast (65 vjeç), Lipjan 1 rast (73 vjeç), Pejë 1 rast (46 vjeç), Prishtinë 1 rast (65 vjeç), Suharekë 1 rast (85 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (70 vjeç).

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1 mijë e 712 mostra, prej të cilave rezultuan 637 raste pozitive.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 324 raste, komuna Gjilan 66 raste, komuna Ferizaj 50 raste, komuna Fushë Kosovë 43 raste, komuna Mitrovicë 25 raste, komuna Podujevë 22 raste, komuna Vushtrri 20 raste, komuna Lipjan 15 raste, komuna Prizren 12 raste, komuna Obiliq 8 raste, komuna Kamenicë 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Shtime 5 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Junik, Klinë, Mamushë, Novobërdë dhe Skenderaj.

Numri total i rasteve pozitive është 24 mijë e 792 raste nga 108 mijë 482 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 768 raste të vdekjes./UBTNews

Exit mobile version