13 persona kanë vdekur dhe 1 mijë e 901 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 433 persona, kurse numri i rasteve aktive është 21 mijë e 922.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 21 mijë e 719 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 729 mijë e 554 doza të vaksinës. Deri më sot 244 mijë e 235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./UBTNews