UBT News

13 të shëruar dhe 15 raste të reja me COVID-19 në Malishevë

Në komunën e Malishevës janë shëruar 13 persona gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë regjistruar 15 raste të reja me COVID-19.

Rastet e reja vijnë nga këto vendbanime: pesë raste në Dragobil, nga tri raste në Bubavec dhe Gurbardh, dhe nga një rast në Malishevë, Bubël, Pllaqicë dhe Carrallukë.

“Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në territorin e komunës së Malishevës është kjo: Nga data 14 mars 2020 e deri më sot, me COVID-19 janë regjistruar 412 persona, prej tyre 305 janë shëruar, 27 kanë vdekur dhe aktiv me COVID-19 janë edhe 80 persona”, thuhet në njoftimin e komunës./UBTNews

Exit mobile version