42 persona janë lënduar si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në një nga restaurantet në Ferizaj.
Komuna e Ferizajt njofton se 13 prej të lënduarve në gjendje më të rëndë janë transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.
I pari i Ferizajt, Agim Aliu së bashku me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi, drejtorin rajonal të Policisë, Emin Beqiri, vizitoi të lënduarit në QKMF dhe Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt. Gjithashtu, ekipet e mjekëve dhe infermierëve, bashkë me policinë e njësinë e zjarrfikjes kanë reaguar menjëherë përkitazi me këtë rast.
“Nga raportimi i fundit, 42 është numri aktual i të lënduarve, nga shpërthimi që dyshohet se ndodhi nga shpërthimi i bombolës së gazit në njërin nga restaurantet e Ferizajt”, njofton komuna./UBTNews