Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 13 raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë dhënë 250 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa nga fillimi i procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 825 mijë e 708 doza të vaksinës.
Në Kosovë janë shëruar edhe 23 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 412./UBTNews/