UBT News

13 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë u regjistruan 13 raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes.

Ministria e Shëndetësisë përmes raportit ditor për situatën epidemiologjike në vend bën të ditur se janë shëruar edhe nëntë pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 324.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 999 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 621 mijë e 804 doza të vaksinës./UBTNews

Exit mobile version