UBT News

13 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 13 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, u shëruan edhe gjashtë pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 350.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 967 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 666 mijë e 180 doza të vaksinës./UBTNews

Exit mobile version