UBT News

13 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 13. Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në të gjithë vendin janë regjistruar vetëm dy raste të reja me koronavirus.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 836 mijë e 413 doza të vaksinës.

Deri më sot 824 mijë e 790 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105 mijë e 263 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1 mijë e 802 persona.

Exit mobile version