UBT News

13 pacientë në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 85 pacientë me COVID-19.

Spitali i Pejës njofton se tre pacientë janë në respirator (CPAP), 54 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Tre pacientë me COVID-19 që po trajtoheshin në këtë spital janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit./UBTNews

Exit mobile version