Punonjësit e gazetës dixhitale “El Faro” nga ngritën një padi në një gjykatë federale të SHBA-së kundër NSO Group, duke pretenduar se softueri kontrovers Pegasus i firmës izraelite ishte përdorur për t’i spiunuar.
Padia u ngrit në Kaliforni nga 13 gazetarë të “El Faro” dhe dy staf administrativ, të përfaqësuar nga avokatë nga Instituti Knight First Amendment në Universitetin e Kolumbisë.
Pegasus u përdor për të hyrë në telefonat e të paktën 22 personave të lidhur me “El Faro”, përfshirë paditësit, duke kompromentuar komunikimet dhe të dhënat e tyre, sipas ankesës — një kopje e së cilës u publikua nga Instituti Knight.
“Pajisjet e tyre u aksesuan nga distanca dhe në mënyrë të fshehtë, komunikimet dhe aktivitetet e tyre u monitoruan, dhe të dhënat e tyre personale u aksesuan dhe u vodhën”, thuhet më tej.
“Sulmet kanë rrezikuar sigurinë e paditësve, si dhe sigurinë e kolegëve, burimeve dhe anëtarëve të familjes së tyre”.
Sipas padisë, këto aktivitete të supozuara shkelnin ligjin e SHBA-së për mashtrimin dhe abuzimin kompjuterik, transmeton UBT News.
Spyware Pegasus depërton në telefonat celularë për të nxjerrë të dhëna ose për të aktivizuar një aparat fotografik ose mikrofon për të spiunuar pronarët e tyre.
Grupi NSO pretendon se i shitet vetëm agjencive qeveritare për të shënjestruar kriminelët dhe terroristët, me dritën jeshile të autoriteteve izraelite.
Kompania është kritikuar nga grupet globale të të drejtave për shkelje të privatësisë në mbarë botën dhe po përballet me padi nga firmat e mëdha të teknologjisë si Apple dhe Microsoft./UBTNews/