UBT News

129 vjet burg për australianin që abuzonte seksualisht me fëmijë në Filipine

Një burrë australian i dënuar tashmë me burgim të përjetshëm në Filipine për trafikim njerëzor dhe përdhunim është dënuar me 129 vjet burg shtesë për abuzim seksual me fëmijë, sipas prokurorëve.

Peter Gerard Scully, e dashura e tij filipinase Lezyl Margallo dhe dy bashkëpunëtorë u akuzuan për 60 vepra që përfshinin abuzimin e fëmijëve, trafikimin, përdhunimin dhe menaxhimin e pornografisë së fëmijëve, tha për CNN Merlynn Barola-Uy, prokurore në qytetin jugor të Cagayan de Oro.

Margallo u dënua me 126 vite burg, ndërsa dy bashkëpunëtorët u dënuan me nga nëntë vjet burg.

Të katërt u dënuan më 3 nëntor pasi hynë në një marrëveshje për pranimin e fajësisë, tha Barola-Uy, duke i përshkruar dënimet si një “fitore të ëmbël”.

Veprat datojnë nga viti 2012 dhe janë ndër dhjetëra akuzat e ngritura kundër Scully pas arrestimit të tij në 2015./UBTNews/

Exit mobile version