Një zëdhënës i ushtrisë së Izraelit thotë se 126 izraelitë po mbahen peng në Gaza.
Hamasi tha se ka kapur më shumë se 100 persona dhe kërkon lirimin e të gjithë të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite, rreth 4 mijë 500 të burgosur, në këmbim të robërve izraelitë.
Përveç izraelitëve, peng po mbahen edhe amerikanë, italianë e gjermanë.
Hamasi tha se si pasojë e sulmeve ajrore të Izraelit janë vrarë 22 pengje, në mesin e tyre edhe të huaj. Megjithatë ushtria izraelite i mohoi këto pretendime./UBTNews/