Një total prej 125 000 familjesh në Paris janë pa energji elektrike, pas një ndërprerjeje në shkallë të gjerë të energjisë.
Operatori i rrjetit francez, RTE përmendi një prishje të transformatorit si arsye të ndërprerjes.
Parisianët shpërndanë në rrjetet sociale fotografi të rrugëve të tëra të mbetura në errësirë.
Ndërprerja e energjisë elektrike erdhi pasi autoritetet franceze planifikojnë edhe sot mbylljen e përkohshme dhe të kontrolluar të furnizimit me energji elektrike për t’u përgatitur për pengesat e mundshme të furnizimeve në janar, kur shumë centrale bërthamore franceze po i nënshtrohen mirëmbajtjes, shkruan ATSh.
Qeveria ka filluar përgatitjet për ndërprerjet e lokalizuara të energjisë elektrike gjatë ngarkesave maksimale.
Qëllimi është të shmanget një ndërprerje e pakontrolluar.